S’ka kthim pas, Sergio Ramos dhe PSG “divorcohen”

Sergio Ramos do luajë sot për herë të fundit me fanellën e PSG-së. Spanjolli 37-vjeçar ka njoftuar se pas përballjes së sotme nuk do jetë më pjesë e klubit, teksa do largohet pas dy sezoneve në Ligue I. Në një mesazh lamtumire në rrjetet sociale, Ramos thotë se është ndjerë si në shtëpi.

“Sot është një ditë e veçantë, do të them lamtumirë për një fazë tjetër të jetës sime, lamtumirë PSG. Nuk e di se në sa vende mund të ndihem si në shtëpi, por pa dyshim PSG, tifozët dhe Parisi ishin një prej tyre për mua. Faleminderit për dy vitet e veçanta në të cilat kam qenë në gjendje të luaj në çdo turne dhe të jap gjithçka. Do të përballem me sfida të reja, do të vesh ngjyra të tjera, por së pari dhe për herë të fundit, Forca Paris”, shkruan Ramos.

Spanjollit i ka mbaruar kontrata me PSG, teksa e ardhmja ende nuk është vendosur. I dalë nga Sevilla, Ramos shkëlqeu për 16 sezone me Real Madridin, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.


Shtuar 3.06.2023 10:51