Tirana do të udhëtojë sërish në Durrës këtë të premte teksa do të përballet me Teutën në transfertë në orën 17:00, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Bardheblutë duan 3 pikët e rradhës për të nisur një seri fitoresh.
Tifogrupi i skuadrës ‘Tirona Fanatics’ ka bërë njoftimin e parë para sfidës ku bën thirrje për ta kthyer në festë ditën e premte.
“Te premten udhetojme serish drejt Durresit aty ku TIRONA lu te rradhes! Nisja nga Selman Stermasi – Ora 15:15. Shkojme bashke, me te forte per 3 pikesh e rradhes. Te premten nuk ka pune as shkolle e as angazhime. E premtja eshte e TIRONES! Shkojme kendojme e bashke e kthejme ne festë. Per Tironën”. Shkruan tifogrupi. /newsport.al/