Tensionet Rusi-Ukrainë rrezikojnë të kenë pasoja edhe në futboll.
Dje në mbrëmje, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për njohjen e pavarësisë së Republikave Popullore të Doneskut dhe Luganskut.
Një skenar që tashmë të dërgon në zhvlerësimin e rublës ruse (vlera e parasë) por dhe më shumë. Gazprom, aksioneri mazhorancë i Zenit, kapi sot një ulje me 18% të aksioneve në krahasim me dje. E njëjta situatë edhe për VTB, që kontrollon Dinamon.
Aksionet e LUKOIL, një prodhues nafte , CEO i të cilit Leonid Fedun është aksioneri më i madh i Spartak Moskës, gjithashtu ranë.
Shumë lojtarë, veçanërisht të huaj, kanë nënshkruar kontrata që parashikojnë pagesa në euro dhe në dollarë amerikanë, kjo për të kristalizuar të ardhurat pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit. Megjithatë, në gjendjen aktuale të punëve, një situatë e ngjashme po i bën klubet të shohin rritje të shpenzimeve për paga.
Një situatë që rrezikon të kompremetojë më tej konkurrencën e një lige e cila me kalimin e viteve, pikërishtë për shkak të rënies së rublës, ka ulur ambiciet duke e bërë edhe më pak tërheqëse për lojtarët e huaj./ h.ll/albeu.com