Në një intervistë dhënë për gazetën Le Parisien, Evra shfrytëzon rastin të analizojë edhe lajmet e skuadrave që janë në vëmendjen e të gjithëve si PSG. Dhe sidomos nga Mbappe , të cilit nuk i beson shumë:
“Ai është një djalë i arsimuar dhe më pëlqen, por kam ndjenjën se ai po fsheh diçka. Kur e dëgjoj të flasë, më duket sikur po dëgjoj një përfaqësues politik dhe jo një futbollist”, thotë ish-futbollisti i United.
Ka shumë pritshmëri për PSG-në dhe se ky është viti i fundit në Evropë. Me Messin në skuadër, shumë kanë menduar se rruga do të ishte më e lehtë. Megjithatë, Evra kujton se jo gjithçka mund të reduktohet në talentin e një lojtari:
“Ata e morën Leon , por nuk do të jetë ai që do t’i bëjë ata të fitojnë Champions League. Është një objektiv kolektiv”, nënvizon ai në këtë intervistë të publikuar në një nga mediat më prestigjioze në Francë. r.t/albeu.com