Në Serie B italiane nuk po shkëlqejnë vetëm binjakët Shpendi, por edhe një tjetër shqiptar, Silvio Merkaj. 28-vjeçari i lindur në Vlorë, por i formuar në Itali si futbollist realizoi golin e nëntë me Sudtirol në këtë sezon të ligës së dytë, duke qenë më rezultativi i skuadrës nga Bolzano.
Merkaj vulosi fitoren 4 – 0 në fushën e Reggiana për javën e 28, pas një topi të humbur nga kundërshtarët.
Silvio Merkaj, e ka nisur karrierën në nivelet e ulëta të futbollit italian dhe tashmë, është konfirmuar protagonist në ligat profesioniste.
Sudtirol nga një ekip që luftonte për mbijetesë, është kthyer në një kandidat për ‘play off’, që të çon në Serie A.
Pjesë e këtij ekipi është edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli.
