Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për ndeshjen sot

Lista e Kombëtares në UEFA, për ndeshjen me Andorrën, ka mbetur e njëjtë si ndaj Anglisë. Kështu do të mbeten në tribunë Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.

Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme për Hadrojn, i cili është i vetmi me pozicion natyral në krahët e mbrojtjes, përpos Alijit dhe Balliut.

Brruti rezulton të ketë fituar ftesën në mars, vetëm për të qenë i gatshëm në rast emergjence. Në anën tjetër portieri Simon Simoni ishte zgjedhje e pritur, për të mos sakrifikuar një tjetër lojtar.

Largimi i tre lojtarëve, nga 26 të ftuar për sfidat e marsit, është i detyruar nga UEFA. Kujtojmë se vetëm 23 mund të jenë të gatshëm për një ndeshje. Sfida me Andorrën do të nisë sot në orën 20:45, pikërisht në “Arena Kombëtare”.


Shtuar 24.03.2025 17:31