Mbrojtësi i AEK-ut, Stavro Pilo, duket se ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë. Pilo, 24-vjeç, i lindur në Greqi dhe me origjinë nga Delvina, deri para disa vitesh posedonte vetëm pasaportë shqiptare.
Me marrjen e shtetësisë greke, lojtari ndryshoi edhe mbiemrin e tij, nga “Pilo” në “Pilios”. Megjithatë, ai ka vendosur që në fanellën e Kombëtares shqiptare të rikthehet te mbiemri i tij i parë.
Mediat greke, raportojnë se mbrojtësi i majtë do të jetë pjesë e thirrjes së trajnerit Silvinjo, për ndeshjet e kualifikueseve të Kupës së Botës që zhvillohen në muajin mars.
Pilo ka shprehur pozitivitet dhe gatishmëri për të përfaqësuar kuqezinjtë. Nëse Pilo grumbullohet nga Shqipëria, padyshim që do të ishte një vlerë e madhe e shtuar në prapavijën kuqezi me rolin e tij si mbrojtës i majtë. Në atë pozicion, luan Mitaj.
