Trajneri Silvinjo foli pas shortit, që i rezervoi Shqipërisë një përballje me Poloninë. Tekniku barazilian, njësoj si presidenti Armand Duka, u shfaq i lumtur.
I kënaqur?
“Sigurisht, si të gjithë këtu. Jemi të kënaqur. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, e merituar pjesëmarrja. Tani luhet. Të gjithë duhet të luajnë në 90 minuta. Në mars mund të ndodhë çdo gjë. Duhet përgatitur mirë gara. Ata na njohin mirë, edhe ne i njohim mirë ata. Para 3-4 vitesh kemi bërë disa ndeshje ndaj tyre.
Ajo është një kohë tjetër, flasim për vitin 2023. futbolli ecën shpejt. Ata kanë ndryshuar gjithçka, lojtarët dhe trajneri. Ka ndryshuar gjithçka. Pastaj edhe skuadra jonë ka ndyshuar shumë. Kjo lojë do shkojmë, do përgatitet gjithçka mirë. Është e vërtetë. Po vazhdojmë një rrugëtim aty dhe nuk është një humbje edhe kjo që kemi bërë”, u shpreh Silvinjo për “Klan TV”.

