Silvinjo drejt rekordit, asnjë trajner brazilian deri tani nuk është pjesë e këtij Botërori

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë e më pas do të kenë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, aty ku kuqezinjtë synojnë për herë të parë Botërorin.

Por, kjo do të jetë një sfidë interesante edhe për vetë trajnerin e Kombëtares, Silvinjo. Megjithëse Brazili dhe shumë skuadra të tjera e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, asnjë trajner nga Brazili deri më tani nuk është pjesë e këtij Botërori.

E natyrisht, para një fakti të tillë, Silvinjo do të synojë që përveç kualifikim me Shqipërinë, të mbajë lart edhe emrin e trajnerëve brazilian pasi është realisht e çuditshme.

Vetë Brazili ka një trajner italian në drejtim dhe skuadrat e tjera kanë trajnerë me shtetësi të ndryshme por jo nga Brazili.

Silvinjo u shpreh pak ditë më parë i lumtur nëse do të arrinte diçka të tillë, por shtoi se pavarësisht kësaj, ai do të ishte tifoz me Shqipërinë edhe nëse do të kishte Brazilin përballë.


Shtuar 31.12.2025 11:16