Siguroi fitoren e Milanit me një supergol, Hernandez: Nuk do ta shikoj Interin

Teo Hernandez, autori I golit të dytë të Milanit në fitoren ndaj Atalantës ka folur në një prononcim për gazetarët në fund të sfidës.

Mbrojtësi francez ka theksuar se super goli I shënuar erdhi si shkak I punës së skuadrës dhe se pret që e gjitha kjo të shpërblehet me titullin javën e ardhshme.

“Bëj gjithçka për këtë skuadër, më vjen mirë që pas shumë kohësh njerëzit tanë janë të lumtur.

Jam krenar që luaj te Milani.

Ishte hera e parë që djali im vjen këtu, një emocion i veçantë.

Mungon dhe një ndeshje, do të japim maksimumin.

Interi? Nuk do ta shikoj, do kaloj kohë me djalin tim.”, u shpreh Teo.

Shtuar 15.05.2022 21:00