Si do të luajë Juventusi me Vlahovic? Skema e mundshme e Allegrit

Nëse Dushan Vlahovic do të vazhdojë më të njëjtin ritëm te Juventusi si në Firenze, Allegri do të marrë frymë.

Golat do të vijnë. Ai është një nga më të mirët në Evropë për momentin dhe një sulmues që i afrohet më së shumti Bastistutës.

Në Torino, Vlahovic do të ketë nevojë për Dybala, asistimet dhe shpikjet e tij. Në këto dy sezone te Fiorentina ai kurrë nuk ka luajtur mër një numër 10 psa vetes. Me Dybalan do të ndryshojë lojën, do të ketë mundësi ta shikojë portierin më shumë në fytyrë dhe do të luajë më pak me shpinën drejt portës kundërshtare.

Për t’u përshtatur menjëherë me Juven, ai duhet të gjejë një marrëveshje me argjentinasin. Dhe Dybala nga ana e tij duhet të mësojë t’i shërbejë në këmbën e majtë, këmben e tij të fortë. Po ashtu edhe anësori do të punojë për serbin.  Bernardeschi, më shumë se Kulusevski, duket lojtari i duhet për asistime nga anët.

Në 4 muajt e parë si lojtar “bardhezi”, Vlahovic nuk do të gjejë shokun e tij të vjetër, Chiesan. Më pas ka një zgjedhje ekstreme, ajo e qendërsulmuesit të dyfishtë, Vlahovic-Kane, me Dybala si mesfushor sulmues. Kjo e sjell Juventusin në skemën, 4-3-1-2. r.t/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 13:54