Kosova të enjten paradite nisi grumbullimin për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, që zhvillohet më 5 qershor në Oslo, ku sot në konferencë për shtyp ishte përzgjedhës Franco Foda, ku foli për listën e të ftuarve.
Milot Rashica, Donald Rrudhani, Mirlind Kryeziu dhe Florent Mulsija j janë të lënduar, ndërsa Arijanet Muric për momentin është i sëmurë, dhe brenda dy ditëve do të mësohet nëse do të jetë pjesë e ekipit apo jo.
“Ndeshja ndaj Norvegjisë do të na ndihmojë shumë. Do të doja të kishim dy ndeshje miqësore, megjithatë gëzohem që do të luajmë me ta.
58-vjeçari përmendi edhe mungesat e rëndësishme, si dhe sfidën e djemve dardanë për të bllokuar sulmuesin e njohur Erling Haaland.
“Kemi disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve. Në vendin e tyre kemi ftuar disa lojtarë të rinj. Qëllimi ynë është të shohim sa më shumë futbollistë”.
“Për të pasur një pasqyrë më të qartë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Përballja me Norvegjinë dhe Haaland nuk do të jetë aspak e lehtë, do të jetë një sfidë e vërtetë veçanërisht për mbrojtjen tonë”, ka thënë Foda. /Telegrafi/