Shumë zhurmë për asgjë. U përfol shumë për një ndarje mes Icardit dhe Wanda Naras, por një gjë e tillë si duket nuk ka ndodhur. Sulmuesi i PSG-së ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket me bukuroshen e njohur.
E gjithë “tymnaja” kishte të bënte me një foto të publikuara nga Nara. Ajo shkruante mbrëmë në rrjetet sociale: “Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një ku**e”. Kaq mjaftoi dhe të gjithë filluan të flisnin për një ndarje të mundshme. Për të “shuar” çdo lloj polemike ka menduar ish-lojtari i Interit, duke treguar se nuk ka asnjë krisje mes çiftit, ose edhe nëse ka patur, paqja është arritur.
View this post on Instagram