Shumë pranë largimit nga PSG, zbulohet e ardhmja Icardit

I shqetësuar nga dëmtimet, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ka humbur ndikimin e tij këtë sezon dhe nuk do të ishte kundër kthimit në Serie A.

L’Equipe raporton se Icardi dhe përfaqësuesit e tij po kërkojnë largimin e lojtarit nga klubi parisien këtë verë.

Argjentinasi, i cili nuk po gjen një vend startues në formacion, është pro idesë të rikthimit në Itali, pasi ai po kalon një sezon të dytë të komplikuar me fanellën e PSG.

28-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në vitin e parë sa ishte pjesë e PSG-së, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat, në 34 ndeshje të luajtura.

Përfaqësuesit e Mauro Icardi po kërkojnë një rrugëdalje për të, ndoshta në Serinë A, për të cilën ai është nostalgjik. Juventus dhe Roma janë dy nga opsionet e mundshme.


Shtuar 10.04.2021 11:48