Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League.
Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.
Përgatitjet finale vijojnë deri në prag të sfidës dhe gjatë kësaj pasditeje, Kombëtarja shqiptare ka dorëzuar listën zyrtare e 23 lojtarët me të cilët duhet të paraqitet në stadium ku Agim Zeka ishte i ‘sakrifikuari’ i sotëm i cili do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat.
Me listën e lojtarëve janë dorëzuar edhe numrat zyrtar që futbollistët kanë përzgjedhur për këto 2 sfida.
Shumë ndryshime duke parë edhe mungesat e lëvizjet e shumta në organikë. Thomas Strakosha është numri 1 i Kombëtares duke zëvendësuar kështu përfundimisht Etrit Berishën.
Marash Kumbulla ‘trashëgon’ 5-ën e Lorik Canës, ndërsa Ardian Bajrami merr 6-tën e kapitenit Gjimshiti.
Arbër Hoxha zgjedh numrin 8 që u la i lirë nga Gjasula, ndërsa Uzuni merr 11-tën që së fundmi e mbante Broja në Europian.