Nuk kanë fund problemet tek Arsenali sa i përket dëmtimeve. Pas Kai Havertz dhe Bukayo Saka, londinezët kanë humbur një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për William Saliba. Mbrojtësi francez u dëmtua ndaj Liverpool dhe do të jetë jashtë për të paktën një muaj.
Testet mjekësore kanë zbuluar një problem në kyçin e këmbës për lojtarin, që do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme.
Saliba do të jetë jashtë për duelet ndaj Nottingham Forest, Athletic Bilbao, Manchester City, Port Vale dhe Olympiacos.