Shqiptari mahnit rrugët e Gjermanisë, pak orë para ndeshjes dhuron spektakël para kalimtarëve (VIDEO)

Qyteti i Dortmundit, është i veshur kuqezi, teksa jemi vetëm disa orë nga ndeshja e shumëpritur e kombëtares tonë me Italinë.

Në Signal Iduna Park, me një kapacitet prej 62 mijë vendesh, rreth 50 mijë prej tyre pritet të jenë shqiptarë.

Teksa tifozët shqiptarët festojnë, një tjetër ka zgjedhur të argëtojë dhe të dhurojë show në rrugët e Mynihut.

Fabian Duro është zhongleri i famshëm shqiptar, ka mahnitur kalimtarët me truket e tij me topin.

Videon e tij e ka bërë publike media prestigjoze spanjolle MARCA.


Shtuar 15.06.2024 17:24