Shqiptarë që bëjnë tifo edhe për Anglinë, nuk mungon UÇK-ja në tribuna. Çfarë nuk u pa nga ndeshja në “Air Albania”

Shqipëria mbylli eliminatoret e Botërorit në vendin e dytë, duke siguruar kështu “Play Off”. Veç ndeshjes në fushën e blertë, kishte edhe shumë momente interesante në tribunë dhe jashtë stadiumit.

– Të gjitha rrugët rreth e qark stadiumit ishim të bllokuara, duke lënë vetëm 2 hyrje për në stadium ku bëhej filtrimi i parë.

– Bie në sy qetësi dhe “fair play” jashtë stadiumit. Të shumta janë grupimet ky të dyja tifozeritë shoqërohen së bashku.

– Para fillimit të takimit, mbahet një ceremoni falënderimi për Amir Abrashin i cili merr një çmim nderi nga Armand Duka. Pas kësaj, Abrashi ecën rreth e qark fushës duke përshëndetur tifozët.

– Vërshëllima dhe ngacmime nga tifozët shqiptarë për lojtarët e Anglisë që ishin në nxehmje pranë tribunës së tyre.

– Thirrja të shumta “UÇK, UÇK”, teksa herë pas here shfaqen edhe në tribuna flamujt.

– Anglezët kishin mbushur thuajse plot tribunën e dedikuar për ta. Shpesh herë ishin të zhurmshëm duke kënduar këngët e tyre.

– Nuk mungonin në tribuna tifozë shqiptarë që jetojnë në Angli. Interesant fakti se prindërit shpesh flisnin shqip, ndërsa fëmijët flisnin anglisht, ndërkohë që kishin veshur fanella të Anglisë dhe shall të Shqipërisë, ose e anasjella. /panorama sport


Shtuar 17.11.2025 12:34