Serbët kanë pësuar një tronditje të madhe në këto kualifikuese të Botërorit 2026. Shqipëria e mbylli si vend i dytë duke u bërë përfaqësuesja e parë që siguron fazën “play off”.
Në Serbi megjithatë kanë shfrenuar fantazinë, duke treguar skenarin e vetëm që do i dërgonte edhe ata në “play off”. Teoria e tyre është e vetmja që tregon se ekziston një mundësi.
Duhet të përmbushen tre nga katër skenaret që do përmenden në vazhdim, për të ndodhur mrekullia. Rumania, Irlanda e Veriut dhe Suedia të jenë në dy vendet e para të grupeve të tyre. Po ashtu Belgjika të mos jetë në një nga dy vendet e para.
