Shqipëria nuk do na surprizojë/ Trajneri i Serbisë: I dimë dy ndryshimet

Dragan Stojkoviç, ka folur para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe do të nisë nesër në orën 20:45.

Trajneri i Serbisë, u shfaq i bindur se e di si do të rreshtohet Shqipëria. Stojkoviç nuk pret surpriza nga Silvinjo, ndërsa foli për dy ndryshime në formacion.

“Ata nuk mund të na surprizojnë për sa i përket formacionit titullar, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk besoj se do të ndryshojnë diçka në këtë aspekt. Do të ketë rotacion për shkak të lëndimeve, por nuk do të ndryshojnë asgjë në sistem. Do të luajnë me katër në vijën e mbrojtjes, kjo është e sigurt.

Kur është kaq e rëndësishme, të gjithë kërkojnë të tregojnë cilësinë që kanë dhe që ajo cilësi të jetë një avantazh. Futbolli është një lojë dhe nuk mund ta hamendësosh se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq, pastaj gjithçka shembet. Do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë si duhet”, u shpreh trajneri i Serbisë ndër të tjera në konferencë për shtyp.


Shtuar 10.10.2025 13:40