sport

Shqipëria nis përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore

Shqipëria do të përballet në datën 11 tetor me Serbinë në Leskovc, ndërkohë që 3 ditë më vonë do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë në Tiranë.

Në prag të këtyre takimeve, Silvinjo publikoi pak ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën ndërkohë që ditën e sotme, do të nisin zyrtarisht përgatitjet për këto dy sfida. Gjatë paradites, pritet që lojtarët të mbërrijnë në hotel për të nisur grumbullimin, ndërkohë që pasdite është planifikuar seanca e parë stërvitore e skuadrës.

Të lidhura

None found

MBROJTJA- Duke qenë se veç Ismajlit, mungon edhe Kumbulla, alternativat që Silvinjo ka për dy ndeshjet e radhës në qendër të mbrojtjes, janë të pakta. Risia në listë, ishte Klisman Cake nga Shkëndija e Tetovës, i cili grumbullohet për herë të parë me Shqipërinë. Ditët në vijim, gjërat do të jenë më të qarta për trajnerin dhe stafin teknik, teksa priten edhe ndryshime në listë, ku veç Ismajlit që me shumë gjasa nuk do të jetë, mund të ketë edhe të tjera ndryshime nëse do të ketë dëmtime këto ditë, siç ka ndodhur edhe herën e fundit në ndeshjet ndaj Letonisë dhe Gjibraltarit.

FORMA- Pjesa tjetër e skuadrës, po kalon një moment të mirë dhe thuajse të gjithë futbollistët, kanë marrë minuta me skuadrat e tyre respektive në kampionat. Golat këtë javë, kanë qenë me pikatore nga futbollistët e grumbulluar, ndërkohë që kanë shkëlqyer ata që nuk janë në listën e kuqezinjve. Protagonist, ishte portieri Strakosha që ditën e djeshme priti një penallti në Greqi, ndërkohë që titullarë luajti pas shumë kohësh edhe Elseid Hysaj te Lacio. Titullarë luajtën Berisha e Ramadani me Leçen, Gjimshiti me Atalantën e Asllani me Torinon.

PËRGATITJET- Skuadra do të nisë stërvitjen pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa pritet të udhëtojë në drejtim të Serbisë një ditë para ndeshjes, ku në Leskovac do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para takimit si edhe konferencën e shtypit. /ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

të fundit

Minatori i Trepçës rrëfen momentet e bllokimit në minierë

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

14 minutes ago

Rreth 20 minatorë dalin nga Trepça, ndërsa mbi 40 vijojnë të jenë të bllokuar

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

25 minutes ago

VIDEO/ Alexander Ceferin i bën një surprizë simbolike Armand Dukës në 64-vjetorin e lindjes

Armand Duka dhe Aleksandër CeferinNjë ditë e veçantë për Armand Dukën [...]Read More...

33 minutes ago

Pas largimit të Messit, kush është kandidati për fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas më shumë se dy dekadash, Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij me Argjentinën. Të martën mbrëma,…

34 minutes ago

Edison Lika arrested after hitting a vehicle leaving the Prime Minister’s Office during the protest

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë. Protestuesit u vendosën…

34 minutes ago

We asked him about corruption, money laundering and drug trafficking” – Edi Rama ends interview with American journalist

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel…

35 minutes ago