sport

Plotësohet grupi në Spanjë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet para nisjes për në Andorra

Shqipëria do të luajë me Andorrën në datën 13 nëntor, ku do të synojë vendin e dytë në grup. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë mund të shkojnë në “Play Off” të Kupës së Botës, ndërkohë që shpreson njëkohësisht që edhe Anglia të marrë një fitore kundër Serbisë në Londër.

Prej dy ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Spanjë, aty ku në Barcelonë kanë marrë kampin stërvitor ku po përgatisin sfidën e së enjtes, e cila do të luhet në transfertë ndaj Andorrës.

Të lidhura

None found

GRUPI- Skuadra ka qenë e plotë nën urdhrat e trajneri Silvinjo. Daku, Strakosha dhe Bajrami u bashkuan me skuadrën duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqezinjtë, pasi mbërritën në orët e vona të së hënës.

Pasditen e djeshme, Silvinjo ka pasur mundësi të punojë i qetë dhe të zbatojë programin e plotë stërvitor, falë gjendjes fizike të lojtarëve të cilët, fatmirësisht nuk vuajnë nga dëmtime apo shqetësime shëndetësore para këtij takimi, që është ndoshta më i rëndësishmi për Shqipërinë.

Kështu, lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

AXHENDA- Skuadra do të udhëtojë pasditen e sotme në drejtim të Andorrës, aty ku edhe do të qëndrojë e grumbulluar për të luajtur ndeshjen e nesërme.

Pasdite, kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që në orën 17:00 do të dalë para mediave trajneri Silvinjo i cili do të ketë konferencën e zakonshme për shtyp, i shoqëruar nga një lojtar i Kombëtares, ku me shumë gjasa pritet të jetë kapiteni Berat Gjimshiti.

MINUTAT- Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen ndaj Andorrës në një kondicion shumë të mirë fizik. Lojtarët e skuadrës sonë, kanë marrë minuta të konsiderueshme me klubet e tyre dhe shumë prej lojtarëve, janë titullar në kmapionatet respektive.

Të vetmit lojtarë që nuk po marrin minuta mjaftueshëm, janë Elseid Hysaj te Lacio dhe Armando Broja te Bërnlei.

Megjithatë, të dy lojtarët kanë treguar se janë gati gjithmonë kur Kombëtarja ka pasur nevojë për shërbimet e tyre. Pjesa tjetër e skuadrës, është në gjendje fizike shumë të mirë.

 

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago