sport

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, ku në datën 13 nëntor, kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Andorrën, e më pas do të presin Anglinë në “Air Albania” në datën 16 nëntor.

Një fitore në Andorra, dhe një fitore e Anglisë kundër Serbisë, e kualifikon skuadrën tonë zyrtarisht për në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të ketë dy finale para se të shkojë në SHBA.

Të lidhura

None found

Pasditen e djeshme, futbollistët e Kombëtares që kanë përfunduar angazhimin e tyre me klubet e tyre, kanë udhëtuar në drejtim të Barcelonës, aty ku edhe ku skuadra do të grumbullohet.

Sakaq, paraditen e sotme pritet që grupi të plotësohet nën urdhërat e trajnerit Silvinjo dhe gjatë pasdites, do të zhvillohet seanca e parë stërvitore.

Veç mungesës së Kumbullës që pritej, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen e 13 nëntorit.

Kombëtarja do të qëndrojë në Barcelonë, duke qenë se është afër me qytetin ku do të luhet ndeshja e 13 nëntorit.

Një ditë para, skuadra do të udhëtojë në drejtim në Andorrës dhe aty do të zvhillojë seancën e fundit stërvitore dhe do të ketë konferencën e shtypit.

Pas ndeshjes, ekipi mund të zhvillojë edhe një seancë stërvitore atje e më pas do të rikthehet në Tiranë ku do të nisë përgatitjet për Anglinë.

Shqipëria mund të rikthehet në Tiranë si e kualifikuar zyrtarisht për në “Play Off” të Kupës së Botës.

Kuqezinjve iu mjafton një fitore minimale në fushën e Andorrës, me kusht që Serbia të humbasë kundër Anglisë në Londër.

Një kombinim i tillë, do ta bënte matematikisht të pamundur ndryshimin e klasifikimit, pasi Shqipëria do të kishte 4 pikë më shumë se Serbia, kur mbetej edhe 1 ndeshje për t’u luajtur, ku kuqezinjtë përballen me Anglinë ndërsa serbët do të presin në Leskvoc skuadrën e Letonisë.

Pak ditë më parë, Silvinjo publikoi listën me 25 lojtarët e grumbulluar për këto dy takime.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago