Shqipëria në avantazh ndaj Gjibraltarit, Jasir Asani realizon penalltinë

Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë në Tiranë.

Takimi që po luhet në Europa Point Stadium të Gjibraltarit, gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett, Harry Hendricks ndërsa i katërt do të jetë arbitri vendas, Jason Barcelo.

Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë të cilët nuk janë zgjedhur gjithmonë të jenë në formacionin e parë. Dhe në mbyllje të pjesës së pare rezultati mbeti 0-0, në një takim të vakët dhe me ritëm të ulët jo vetëm nga vendasit por edhe nga kuqezinjtë që pritet të ndryshojnë fytyrë në pjesën e dytë me zëvendësimet e parashikuara.

Në pjesën e dytë zëvendësimet dhe ritmi i kuqezinjëve ishte disi më ndryshe deri sa në minutën e 68-të kuqezinjtë fituan një penallti të shndërruar në gol nga Jasir Asani.


Shtuar 4.09.2025 19:49

Tags: ,