Shqipëria luan fatet e kualifikimit në play off të botërorit 2026, në ndeshjen e këtij muaji. Me 13 nëntor, kuqezinjtë përballen me Andorrën, ndërsa 3 ditë më pas presin Anglinë.
Për këto takime, trajneri Sylvinho, do të bëjë publike listën e të ftuarve me datën 7 nëntor.
Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë risie në listë, me numrin një të pankinës që siç ndodh zakonisht, do shpjegojë zgjedhjet e tij.
Për sfidën me përfaqësuesen modeste, grumbullimi i kombëtares do të bëhet në Barcelonë.
Shqipëria synon që të mbyllë llogaritë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndaj Andorrës mjaftojnë 3 pikët për të “prenotuar” një biletë për në Play Off.
