Shqipëria sot do të luaj ndeshjen më të rëndësishme të saj në këto kualifikuese të Botërorit, Katar 2022 përballë Polonisë në “Air Albania” i cili do të jetë i tej mbushur.
Se do të vinte ky moment, ashkush nuk e kishte menduar e as besuar, pasi objektivi primar ishte vendi i tretë që po ashtu do të ishte historik për ne.
Shtatë ndeshje, pesë fitore, dy humbje dhe 15 pikë të grumbulluara si kurrë më parë kur kemi edhe tre ndeshje për të luajtur ka bërë që gjithë shqiptarët të ëndërrojnë për një pjesëmarrje në Katar 2022.
“Kuqezinjtë” e Edi Rejas sot do të vijnë me disa mungesa të rëndësishme, si Berat Gjimshiti i cili theu dorën në ndeshjen me Hungarinë dhe do të mungojë rreth një muaj, Sokol Cikalleshi i cili ditën e djeshme rezultoi pozitiv me Covid-19, apo Edri Çekiçi për shkak kartonash.
Nga minuta e parë sot pritet ta nisin, Nedim Bajrami dhe Armando Broja.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Berisha – Ismajli, Kumbulla, Veseli – Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami, Trashi – Manaj, Broja. /albeu.com