Shqipëria fiton sërish, Sylvinho: Meritë e lojtarëve, po japin shpirtin në fushë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho analizoi fitoren 2-0 në miqësoren ndaj Bullgarisë.

“Është një skuadër që jep gjithçka në fushë. Nuk ka rëndësi miqësore apo zyrtare, ne japim gjithçka në fushë. Nuk veçoj asnjë, të gjithë janë shumë të mirë.

5 fitore radhazi? Kjo do të thotë shumë për ne, por është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin. Kemi bërë diçka fantastike deri tani.

Lojtarët e stolit? Kjo është shenjë që kemi lojtarë shumë të fortë si Daku që futet dhe shënon, Muçi poashtu, Laçi. Të gjithë janë të nivelit të njëjtë, nuk kanë shumë ndryshime.

Kemi shumë lojtarë që sulmojnë shpejtë, unë e kuptoj që duhet të mbajmë më shumë topin, por kemi lojtarë të fortë në tranzicion si Muçi që merr topin dhe shkon shpejt para. Faleminderit të gjithëve, nuk ka mbaruar akoma e gjitha. Jam shumë i kënaqur për tifozët që na kanë ndjekur, ne jemi 1. Ata na kanë ndihmuar shumë dhe jemi të lumtur edhe për ata tifozë.” – tha ai.


Shtuar 17.10.2023 20:22