Shqipëria e ka mbyllur pa gola pjesën e parë të miqësores me Estoninë, e cila po luhet në “Air Albania”.
Rastet nuk munguan, ku për t’u përmendur është ai i minutës së 33-të.
Pas një krosimi të Çekiçit në zonë, Vrioni kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë, por e dërgon topin mbi traun e portës mike.