Shqipëri-Çeki, sa kushtojnë dy kombëtaret! Vlera e fubollistëve

Shqipëria do të zhvillojë sonte ndeshjen shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në “Air Albania” dhe fitorja do të thoshte se ekipi kombëtar është me një këmbë në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Pragë u mbyll pa fitues, në barazim 1-1.

Vlera në treg është më e madhe tek ekipi i Republikës Çeke.

Ata vlerësohen me 125.65 milionë euro, kurse ajo e Shqipërisë është 107.7 milionë.

Por, kjo nuk do të ndikojë asgjë sonte, pasi tifozët e shumtë në numër padyshim se do të jenë lojtari i 12-të për kombëtaren kuqezi.


Shtuar 12.10.2023 17:42