Wesley Sneijder thotë se Antony duhet të jetë i “turpëruar” për veprimet e tij ndaj Coventry dhe tani dëshiron që Manchester United të turpërohet në finale.
Incidenti tronditës erdhi pasi Djajtë e Kuq shmangën për pak katastrofën dhe mundën Sky Blues në penallti për të krijuar një përballje me Man Cityn në finalen e FA Cup .
Antony ishte futur në fushë pak para golit të parë të Coventryt dhe ai nuk tregoi diçka pasi ndeshja erdhi në penallti.
Callum O’Hare kishte një penallti të pritur dhe Ben Sheaf gjuajti mbi traversë, duke lejuar Rasmus Hojlund që të shënonte penalltinë e fitores.
Megjithatë, shikuesit ishin të neveritur kur panë Antonyn duke vendosur duart në veshët e tij në drejtim të lojtarëve të Coventry pas goditjes së fundit.
Veprimet e lojtarit prej 100 milionë eurosh iu dorëzuan trajnerit Erik ten Hag gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të martën, përpara vizitës së të mërkurës te Sheffield United .
Dhe holandezi e mbrojti në mënyrë sensacionale veprimet e lojtarit të tij. Ndërkohë, Antony pohoi në se ai i mbylli duart te veshët si përgjigje ndaj veprimeve të disa lojtarëve të Sky Blues gjatë shkëmbimit të penalltive.
Ai shkroi në X: “Coventry vërtetoi pse arritën në gjysmëfinale. Ne kërkuam këtë vend në finale për tifozët tanë dhe ia dolëm”.
“Mënyra se si u trajtuan tifozët tanë nga lojtari i tyre nuk ishte e mirë dhe unë, në atë moment, kam reaguar ndaj provokimeve në një mbrojtje natyrale të klubit tim!”, shtoi braziliani
Antony më vonë e fshiu postimin.
Por, incidenti tërhoqi vëmendjen e legjendës holandeze Sneijder – dhe ai nxitoi të gjuante kritika mbi braziliani.
Ai i tha Ziggo Sport: “Antony duhet të jetë absolutisht i turpëruar për atë që bëri. Ai duhet të kishte dalë direkt nga fusha në vend që ta bënte këtë. Shpresoj që Manchester United të humbasë 5-0 në finale”. /Telegrafi/