Categories: sport

Shpresat nuk e përballojnë dot Çekinë, mposhten me “poker” golash (VIDEO)

Pritej të ishte një ndeshje më e luftuar, por nuk rezultoi aspak kështu. Kombëtarja U21 është mundur në Çeki ndaj vendasve me shifrat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit U21.

Vetëm 32 minuta iu deshën çekëve për të shënuar 3 gola dhe dërguar ndeshjen në rrjedhën e duhur për ta. Në minutën e 7 shënoi Ostrak e më pas Fila e Danek në minutat 13 dhe 32 e çuan rezultatin në 3-0.

Të lidhura

None found

Shqipëria provoi të rikthehet në lojë, por tre gola janë shumë dhe në asnjë moment djemtë e Alban Bushit nuk u dukën se kanë besim në rikthimin e shifrave.

Më pas për t’ia bërë më të lehtë Çekisë mendoi Mario Mitaj, i cili u ndëshkua me dy të verdhë dhe u largua nga loja në minutën e 71-të. 12 minuta më pas Sulc shënoi edhe të katërtin për vendasit dhe vulosi fitoren me “poker”.

Pas kësaj disfate, Shqipëria qëndron në kuotën e 3 pikëve dhe renditet momentalisht në vendin e dytë. Shpresat grumbullohen sërish në tetor, kur luajnë ndaj Andorrës dhe Sllovenisë.

Tags: CekiShpresat

të fundit

Pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan, Alban Hyseni thërret Këshillin Komunal për Siguri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…

5 minutes ago

Murataj vendos fitoren e Vllaznisë ndaj Dinamos me eurogol: “Shyqyr që fituam

Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…

11 minutes ago

Zelensky denoncon sulmet ruse ndaj energjisë pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

16 minutes ago

Evropa nën presion të shumëfishtë: borxhi, protestat dhe zgjedhjet vendimtare përballë nëntë vendeve

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

17 minutes ago

Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ata luftuan më shumë, ndërsa golat kërkojnë sakrificë

Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…

23 minutes ago

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar goditet me th*kë në banesë, policia kërkon 17-vjeçarin e dyshuar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…

23 minutes ago