Emri i Armando Brojës ka filluar të qarkullojë gjithnjë e më shumë në merkaton e janarit, pasi sulmuesi i Kombëtares shqiptare vlerësohet si një lojtar i cili është pranë largimit nga Çelsi. Por eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka shpjeguar se cili ishte kushti i vetëm që për momentin po mendon Chelsea për largimin e sulmuesit, në mënyrë përfundimtare.
“Situata nuk është për diskutim vetëm për drejtuesit dhe pronarët, por gjithashtu për Mauricio Pochettinon nëse ata mund të gjejnë lojtarin e duhur apo nëse dëshirojnë të vazhdojnë t’u besojnë Nicolas Jackson dhe Brojës. Nëse ata firmosin me një sulmues të ri, me shumë mundësi Broja mund të largohet në huazim.
None found
Ndaj ka disa gjëra për t’u vendosur brenda në klub dhe nuk është aq e lehtë të gjesh zgjidhje të mira në dritaren e janarit. Ndaj kjo është arsyeja pse për momentin është diçka e qetë”, tha ai për “GIVEMESPORT”.
Klubi anglez i ka vënë një çmim të lartë kartonit të futbollistit shqiptar, por interesi për të nga ekipet e tjera të Premier Ligës nuk është zbehur. Ndaj ditët në vijim do të jenë shumë interesante për të kuptuar se çfarë drejtimi do të marrë karriera e Brojës.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…