U bë një vit që kur Neymar u dëmtua rëndë në një ndeshje të Brazilit dhe nuk mund të jepte kontribut për skuadrën saudite Al Hilal, me të cilën kishte firmosur pas përvojës me PSG-në.
Gjithnjë e më afër rikthimit të tij, tani është publikuar një intervistë gjatë së cilës braziliani nuk mund t’i përmbajë lotët, si për të treguar se sa shumë ka vuajtur gjatë një viti pa futboll.
“Gjëja që dua më shumë në jetë është të luaj futboll. Çdo ditë që jam larg është një ditë vuajtjeje. Kjo është ajo që më lëndon më shumë”, deklaron braziliani.
— طلال (@Tll4k) October 19, 2024