FIFA do të hedhë nesër shortin e grupeve për Botërorin “Katar 2022”. Në Doha do të tërhiqen goglat dhe ceremonia do të nisë prej orës 18:00, për të mësuar më pas 8 grupet me nga 4 skuadra.
FIFA kishte përcaktuar më parë se si do të shpërndaheshin ekipet nëpër vazo dhe do të jenë si më poshtë:
VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,
VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai
VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi
VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja
Sikurse shihet, 29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.
Fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror. /h.ll/albeu.com