Shorti kalendarik i Serie A 22/23, të premten mësohen sfidat e kampionatit italian

Ditën e premte do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit 2022/2023 në Serie A, në orën 12:00.

Pas hedhjes së shortit pritet të mësohet edhe data fikse e fillimit të kampionatit që me shumë gjasa Serie A pritet të ngre siparin më 13 gusht, ndërsa ndeshja e fundit e sezonit pritet të jetë më 4 qershor.

Për shkak të Botërorit, 15 xhirot e para do të luhet në tre muajt e parë. Rrjedhimisht, nga gushti deri të paktën në ndërprerjen e nëntorit, skuadrat italiane do të luajnë çdo javë, në mesjave dhe në fundjavë, me ndeshjet e Serie A të alternuara së bashku me kupat e evropës. / h.ll/albeu.com


Shtuar 21.06.2022 12:53