Shorti i Europa League: Barcelona përballë Frankfurtit, Atalanta sfidon gjermanët

Është hedhur shorti i Ligës së Europës për të shpallur sfidat çerek-finale dhe gjysmë-finale të këtij sezoni.

Goglat rezervuan supersifda në këtë fazë, me Lajpcig-Atalanta dhe Frankfurt-Barcelona që priten të dhurojnë spektakël.

Gjithashtu një tjetër supersfidë ishte ajo midis Uest Hem dhe Lion, por gjithashtu dhe Braga-Rejnxhërs do të dhurojë shumë spektakël.

Janë hedhur gjithashtu edhe goglat opër të vendosur sfidat gjysmëfinale. Fituesi i Lajpcig-Atalanta do të përballet me fituesin e Braga-Rejnxhërs, ndërsa fituesi i Uest Hem-Lion do të përballet me fituesin e Frankfurt-Barcelona.

Lajpcig – Atalanta

Ajntraht Frankfurt – Barcelona

Uest Hem – Lion

Braga – Rejnxhërs

Sfidat gjysmë-finale:

Lajpcig/Atalanta – Braga/Rejnxhërs

Uest Hem/Lion – Ajntraht Frankfurt/Barcelona

Shtuar 18.03.2022 13:59