sport

Shorti i Botërorit/ Ja çfarë rrezikon Shqipëria, njihuni me skenarin më të lehtë dhe më të vështirë

Shorti nuk është përcaktues, por cila nga kombëtaret e nivelit tonë nuk do të dëshironte që të ishte në një grup të favorshëm, për të arritur një objektiv madhor siç është Botërori.

Fati është ai që i duhet sot në orën 12:00 Kombëtares shqiptare. Në Zyrih, do të marrë formë rrugëtimi për në Botërorin 2026, sa u përket kombëtareve nga Europa.

Të lidhura

None found

Në total 54 skuadra, do të shortohen në 12 grupe të ndryshme. Gjashtë grupe do të jenë nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga pesë skuadra, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor.

Shqipëria është vendosur në vazon e tretë, së bashku me shtete si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Island, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal i Zi dhe Izraeli, me të cilët nuk mund të bjerë në një grup.

Shorti i favorshëm

Goglat e shortit janë të paparashikueshme, por në një vëzhgim, gazeta ju sjell se cili është skenari më i favorshëm për kuqezinjtë, gjithmonë duke parë situatën, renditjen e përgjithshme të kombëtareve të tjera. Normalisht, në vazon e të fortave, Austria është më pak e kuotuar dhe pas saj vjen Danimarka dhe Zvicra. Normalisht një emër i tillë, është shumë herë më mirë sesa kombëtare si Franca, Spanja apo Angli e Gjermani. Në këtë vazo, ndodhen edhe Italia me Kroacinë, ekipe që Shqipëria u përball në Europianin e verës. Ndërkohë në vazon e dytë, kombëtarja që mund të jetë e kalueshme është Norvegjia.

Edhe pse kanë dy lojtarë si Haland dhe Odengard, ata nuk u kualifikuan në Europian, por u paraqitën shumë mirë në Ligën e Kombeve duke fituar grupin. Po ashtu, në këtë vazo ndodhet edhe Çekia, një rival të cilin e njohim shumë mirë sepse jemi përballur 4 herë nga viti 2023. Gjithashtu, në këtë vazo janë kundërshtarë si Ukraina dhe Polonia, të cilët i kemi mposhtur dhe nuk janë në formën e tyre më të mirë këto vitet e fundit. Në vazon e katërt, poshtë nesh rrezikohet Kosova, ndërsa rivali më i vështirë në letër është Bullgaria, ndërsa ai më i dobët Lituania. Ndërkohë në vazon e katërt, ekipi më modest është San Marino.

Ballkani

Një pjesë e mirë i mbajnë mend përballjet e zjarrta me Greqinë dhe rivalitetin që kemi pasur, por nga viti 2005 nuk kemi pasur një sfidë, qoftë edhe miqësore. Me fqinjët shorti mund të na ballafaqojë sepse ata ndodhen në vazon e dytë dhe pavarësisht dështimit me kualifikimin në Europian, në Ligën e Kombeve kanë treguar një rritje. Në të njëjtën vazo është edhe Serbia, një tjetër rival brenda Ballkanit dhe aty ku tensioni nuk do të mungonte, kjo edhe për shkak të historisë.

 

të fundit

Ballkani merr fitoren e parë të sezonit, mposht Vushtrrinë në Suharekë

Ballkani ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Vushtrrinë me…

1 minute ago

Për mua, rëndësi ke vetëm ti”/ Letrat e asistentes së Trumpit, Natalie Harp, nxisin dyshime për raportin e saj me presidentin

Një seri letrash personale të asistentes së Donald Trumpit, Natalie Harp, drejtuar presidentit amerikan kanë shkaktuar debate në Shtëpinë e…

1 minute ago

Dukagjini përballet me Feronikelin ’74, të dyja skuadrat synojnë fitoren e parë

Dukagjini do të jetë nikoqir i Feronikelit 74’ në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ndeshja…

7 minutes ago

Plagoset një efektiv i FA gjatë furnizimit me ujë në Mirditë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, teksa po kryente procesin…

8 minutes ago

Situata e zjarreve përmirësohet, 4 vatra aktive dhe 332 forca të angazhuara në terren

Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, ndërsa disa prej vatrave kryesore janë izoluar ose shuar. Sipas Ministrisë së…

10 minutes ago

Kumanovo: 160 Compensation Claims After Storm Damage

Qytetarët dhe subjektet juridike në Kumanovë kanë paraqitur gjithsej 160 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga moti i…

16 minutes ago