sport

EURO 2024/ Shqipëria mëson sot kundërshtarët, ja çfarë duhet të dini për shortin

Sot në orën 12:00 do të hidhet shorti i “EURO 2024”, në Gjermani, me kombëtaret që do të mësojnë kundërshtarët e tyre, ndërsa janë të ndara në vazo.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së grupeve të “Nations League”, u bë edhe shpërndarja e skuadrave në gjashtë vazo, nga të cilat do të dalin edhe grupet e “Euro 2022” (shtatë grupe me nga pesë skuadra dhe tri me nga gjashtë).

Të lidhura

None found

Si funksionon shorti?

Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja, skuadrat fituese të grupeve të Ligës A të Nations League, do të jenë koka grupi (me nga gjashtë skuadra) në grupet A, B, C dhe D. Në grupet me gjashtë skuadra do të jenë gjithashtu kokë serie vendet e dyta në Ligën A dhe të tretat më të mira.

Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbaixhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.

Në secilin grup mund të përfshihen maksimumi dy skuadra që përfaqësojnë vende me rrezik të lartë ose mesatar të kushteve të motit në dimër (Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia).

Një maksimum prej dy ekipesh të identifikuara me distanca të largëta udhëtimi drejt vendeve të tjera mund të vendosen në secilin grup (Azerbajxhani me Gjibraltarin, Islandën, Portugalinë; Islanda me Armeninë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin; Kazakistani me Andorrën, Anglinë, Ishujt Faroe, Francën, Gjibraltarin, Islandën, Maltën, Irlandën e Veriut, Portugalinë, Republikën e Irlandës, Skocinë, Spanjën dhe Uellsin).

Shqipëria është e vendosur në Vazon 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë, që do të thotë se nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me këto përfaqësuese. Por ekziston mundësia që kuqezinjtë të bien në të njëjtin grup me dardanët, që janë të vendosur në Vazon 4. Kosova shmang përfshirjen në të njëjtin grup me skuadra të tilla si: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazoja e Ligës së Kombeve (koka grupi A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja

Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.

Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia

Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago