Shokohet Spanja, Japonia përmbys rezultatin në pak minuta (VIDEO)

Spanja është shokuar në minutat e para të pjesës së dytë.

Japonia ka kaluar në avantazh ndaj iberikëve pas një presioni të ushtruar brenda zonës.

Doan ka marrë topin nga pasimi i Ito, ku më pas ka goditur drejt portës duke barazuar shifrat.

Japonia ka mundur të përmbysë shifrat ndaj Spanjës në pak sekonda.

Në minutën e 54-të, një kundërsulm i aziatikëve ka bërë që Tanaka të shënojë golin e përmbysjes.

VAR kontrolloi për një paqartësi në zonë, por goli ishte i rregullt.//h.ll/albeu.com


Shtuar 1.12.2022 21:08