Shokë skuadre me Eneo Bitrin, skuadra polake ofron 400 mijë euro për ish-in e Skënderbeut

Skuadrat polake e kanë kthyer në “market” Ballkanin. Pas kalimit të Qëndrim Zybas te skuadra e Legias së Varshavës, tashmë një tjetër titullar i Ilir Dajës është drejt kampionatit polak.

Këtë herë bëhet fjalë për ish-futbollistin e Skënderbeut, Nazmi Gripshin. Sipas “Supersport” bëhet me dije se fantazisti gjatë 48 orëve të ardhshme pritet të kalojë te skuadra e Cracovias. Tek kjo e fundit pak ditë më parë u trasnferua edhe Eneo Bitri.

Për 26-vjeçarin mësohet se skuadra polake do të derdhë në arkat e Ballkanit të Dajës plot 400 mijë euro. Nëse ky operacion do të konkretizohet me sukses, atëherë 26-vjeçari do të bënte hapin e madh në karrierë. /newsport.al/


Shtuar 6.02.2024 13:01