Ka përfunduar xhiro e 30-të në Ligën Premier me ndeshjen Manchester City – Arsenal që ishte derbi i kësaj jave dhe që përfundoi pa fitues 0-0.
Megjithatë në xhiron e 30-të do të mbahet mend portieri kosovar Arijanet Muric që mori notën 10-të dhe ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley mori në udhëtim te Chelsea 2-2.
Reprezentuesi kosovar bëri 11 pritje në këtë sfidë duke bërë një nga paraqitjet më të mira në karrierën e tij dhe duke zënë vend në formacionin e javës te SofaScore.
Përveç Aros në mbrojtje janë edhe Bradley i Liverpool, O’Shea i Burnley, Ajer i Brentford dhe Josko Gvardiol i Manchester Cityt.
Mesfusha është e mbushur me yje si Rodri, Harrison Barnes, Cullen e Cole Palmer, derisa dy sulmuesit janë Brereton Diaz dhe Alaxander Isak.