Mirlind Daku është padiksutim sulmuesi i momentit në kombëtaren shqiptare. Ish-lojtari i Kukësit po arrin të shkëlqejë me Rubin Kazan në kampionatin rus.
Mbrëmjen e djeshme arriti të dhuronte “shoë’ me gol dhe asist ndaj Zenit të Shën Peterburgut. Fillimisht do të “çante” rrjetën në minutën e 500-të për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Ndërsa në minutën e 67-të do të asistonte për shokun e skuadrës p[ër të çuar shifrat 2-0 në fitoren e Rubin Kazan në transfertë.
Pas kësaj ndeshje fantastike ka reaguar Daku në rrjetet sociale. Sulmuesi i kombëtares ka falenderuar të gjithë për përkrahjen, ndërsa nënvizon se asgjë nuk ka mbaruar.
Ky ëhstë goli i 6-të me skuadrën ruse, ndërsa ka asistuar në 4 raste.
“Plan i Zotit gjithmonë! Ju dua, faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme edhe pse larg me distancë prapë e ndjej dhe ju jam mirënjohës gjithmonë. Nuk ka mbaruar me kaq”, ka shkruar 26-vjeçari.
Kujtojmë se Daku është një prej lojtarëve që mund të grumbullohet nga Sylvinho për kampionatin europian dhe forma e tij padiksutim që kënaq stafin e kuqezinjve.