Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka komentuar vendimin e Komisionit për çështjen disiplinore ndaj Manchester Cityt, duke e cilësuar këtë proces si një prej rasteve më të rëndësishme në historinë e kampionatit anglez.
None found
Sipas Masters, vendimi kryesor ka përcaktuar faktet mbi zhvillimet në klub dhe ka nxjerrë në pah se Manchester City “ka shkelur sistematikisht rregullat e Ligës Premier për gati një dekadë”.
Ai tha se përfundimet e vendimit përforcojnë qëndrimin e Ligës Premier për ndjekjen e çështjes ndaj kampionit anglez, edhe pse procedura ka qenë e gjatë dhe komplekse.
“Vendimi kryesor përcakton faktet e asaj që ka ndodhur te Manchester City. Ai detajon se si klubi ka shkelur sistematikisht rregullat e Ligës Premier për gati një dekadë”, deklaroi Masters.
Kreu i Ligës Premier nënvizoi se një prej detyrave themelore të organizatës është të sigurojë zbatimin e rregullave të miratuara nga klubet, duke mbrojtur kështu integritetin e garës.
“Është thelbësore që liga të mbetet konkurruese dhe e drejtë për të gjitha klubet dhe tifozët. Ne e marrim këtë rol jashtëzakonisht seriozisht”, shtoi ai.
Masters e cilësoi procesin disiplinor dhe vendimin përkatës si “më të rëndësishmit në historinë e Ligës Premier”, por sqaroi se jo të gjitha çështjet janë vendosur ende.
“Ka elemente të çështjes që ende duhet të vendosen, përfshirë, më e rëndësishmja, se çfarë sanksioni duhet të pasojë”, tha kreu i Ligës Premier.
Ai përfundoi duke deklaruar se Liga Premier dëshiron ta përmbyllë sa më shpejt pjesën e mbetur të procedurës, me synimin për të sjellë qartësi për ligën, klubet dhe tifozët.//
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Steven Gerrard ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumohas, duke e krahasuar atë me legjendën…