Categories: sport

Steven Gerrard mahnitet nga Rio Ngumoha: “E gjithë bota është para tij

Steven Gerrard ka vlerësuar lart paraqitjet e Rio Ngumohas, talentit të Liverpoolit, duke e lidhur progresin e tij me hapat e parë të Ryan Giggsit te Manchester Unitedi. Megjithatë, ish-kapiteni i “Reds” ka paralajmëruar se 18-vjeçari duhet mbrojtur nga presioni i tepruar.

Ngumoha e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse sezonin, ndërsa performancat e tij kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje. Ai spikati veçanërisht në triumfin 4-0 të Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit, takim në të cilin shënoi një gol dhe dha një asistim.

Të lidhura

None found

Edhe pse çmimi i lojtarit të ndeshjes iu dha Florian Wirtzit, talenti anglez ishte ndër futbollistët që lanë më shumë gjurmë në atë përballje.

Forma e mirë i ka siguruar Ngumohas një vend në grumbullimet e fundit të Kombëtares A të Anglisë, gjatë dy periudhave të fundit ndërkombëtare. Më herët, ai kishte marrë gjithashtu një ftesë për t’iu bashkuar grupit stërvitor para Kupës së Botës.

Gerrard mendon se lojtari i Liverpoolit ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në një futbollist të nivelit të lartë dhe vëren paralelizma me fillimet e Giggsit, kur ky i fundit po afirmohej te Manchester Unitedi.

“Rio do të jetë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, sepse është një lojtar që i përballon kundërshtarët në duelet një kundër një. Tani ai po avancon më shpesh edhe nga krahu i jashtëm, duke treguar se ka shtuar një tjetër dimension në lojën e tij.

Po krijon mundësi për shënim dhe luan me kokën lart. E gjithë bota është para tij, por kjo më kujton disi Giggsin kur ishte 18 apo 19 vjeç. Të gjithë duhet të lejohen të flasin, ndërsa detyra jonë është ta mbrojmë.

Ata janë ende fëmijët tanë, të rinjtë tanë. Duhet t’u japim kohë të rriten dhe të zhvillohen”, u shpreh Gerrard.

të fundit

Peskov akuzon Europën se po pengon negociatat e paqes për Ukrainën: Po kërkon zgjatjen e luftës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

1 minute ago

Divjakë, 45-year-old suspected of stabbing his 39-year-old wife

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…

10 minutes ago

From the Trauma Hospital, students call for an investigation into violence: Criminal liability also for officers who ordered the use of force

Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…

10 minutes ago

55-year-old hit by car while cycling dies at Berat hospital

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…

10 minutes ago

Divjakë, 45-vjeçari dyshohet se goditi me thikë bashkëshorten 39-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…

12 minutes ago

Nga Spitali i Traumës, studentët kërkojnë hetim për dhunën: Përgjegjësi penale edhe për efektivët që urdhëruan përdorimin e forcës

Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…

33 minutes ago