VIDEO / Shikoni se si PSG nis ndeshjen duke i’a dhënë topin Interit

Një lëvizje që habiti shumë tifozë dhe analistë, Paris Saint-Germain vendosi t’ia dorëzojë topin Interit menjëherë pas nisjes së ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, kjo nuk ishte një gabim apo rastësi, por pjesë e një strategjie të mirëstudiuar taktike.

Sipas analizave më të fundit statistikore, rivëniet anësore thellë në gjysmën e fushës së vet janë më të rrezikshme sesa dorëzimi i topit në gjysmën fushës së kundërshtarit.

Nëse një skuadër nuk ka një skemë të qartë për pasime progresive, shmangia e rrezikut përmes një dorëzimi të qëllimshëm të topit mund të jetë zgjidhja më e mençur.

Kjo qasje i lejon skuadrës të pozicionohet lart në fushë që në minutat e para, duke vendosur menjëherë presion dhe kontroll mbi ritmin e lojës.

PSG e zgjodhi të niste finalen pa top, por me synimin për të marrë kontrollin që në fazën e parë të presionit.


Shtuar 31.05.2025 21:40