Lionel Messi filloi me gol në Kupën e Amerikës, por ai mbeti i shtangur nga një lëvizje e Guillermo Maripan kur ishin përballë njëri-tjetrit.
Argjentinasi nuk ka fituar deri më tani një trofe me Argjentinën – përveç medaljes së artë olimpike në vitin 2008.
Të hënën në mbrëmje, Argjentina nisi përpjekjen e tyre të fundit për të fituar Kupën e Amerikës, me një përballje kundër Kilit.
Messi shënoi në pjesën e parë, nga një goditje e lirë, por në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan sipas planit për të, ose ekipin.
Maripan bllokoi përpjekjen e yllit të Barcelonës për t’u futur në zonë, për ta kaluar më pas 33-vjeçarin nga krahu i majtë.