Shifër e jashtëzakonshme dhe rekord, Kosova luan për miliona euro ndaj Turqisë

Kosova do të presë Turqinë të martën, më 31 mars prej orës 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për finalen e “play off” në rrugën drejt Botërorit.

FIFA jep 9 milionë euro ose ndryshe mbi 10 milionë dollarë, për çdo përfaqësuese që merr pjesë në Botërorin 2026. Federata e Futbollit të Kosovës asnjëherë nuk ka fituar një shifër të tillë, që mund të investohet në futbollin vendës dhe jo vetëm.

Të lidhura

None found

Avantazhi i Kosovës është se ndaj Turqisë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për këtë mbështetja e tifozëve do të luajë po ashtu një rol të rëndësishëm.


Shtuar 29.03.2026 19:20

Tags: ,