Shevchenko dëshiron me patjetër yllin e Atalantës

Shevchenko dëshiron t’i japë një tjetër shpejtësi dhe teknikë ekipit të tij të Genova-s.

Tekniku ukrainas pëlqen shumë rusin e Atalantës, Miranchuk. 26-vjeçari është një lojtar me shumë vlera i cili ka spikatur tek ekipi i zikaltërve të Bergamos. Me ardhjen e Boga, Atalanta mund ta lejë të lirë mesfushorin me tipare sulmuese.

Lojtari kushton 16 milion euro dhe për këtë gjë Genoa duhet të shpenzojë nëse dëshiron vertetë të qëndrojë në Seria A./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.01.2022 21:31