Arsenali është në formë të jashtëzakonshme sa i përket shënimit të golave, pasi ka shënuar 31 gola në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Madje 21 prej tyre erdhën në vetëm katër ndeshje, për shkak të disa paraqitjeve të shkëlqyera nga i gjithë ekipi.
Lojtarë si Declan Rice, Ben Ëhite e gjetën veten në listën e shënuesve së bashku me Martin Odegaard dhe Bukayo Saka.
Pavarësisht fluksit të golave nga lojtarët e tij, Arteta ka këmbëngulur se nuk i ndryshon planet e Arsenalit për nënshkrimin e një sulmuesi këtë verë.
“Planet që kemi për verën janë shumë të qarta. Ata u bënë pothuajse në fillim të sezonit duke kuptuar se çfarë mund të kemi, situatat e kontratave me disa lojtarë dhe si mund të përmirësojmë disa fusha të ekipit”.
“Kjo situatë nuk e ndryshon këtë plan”, ka thënë Arteta sipas Evening Standard.
Arsenali është në garë për të fituar titullin në Ligën premier së bashku me Man Cityn dhe Liverpoolin. /Telegrafi/