Shënoi penalltinë e tretë, flet talenti i Bosnjës: E dija që do të fitonim kundër Italisë, ndjenjë e papërshkrueshme

Talenti i ri i Bosnjës, Kerim Alajbegoviç, i cili shënoi penalltinë e tretë që i dërgoi boshnjakët në Kupën e Botës, duke përjashtuar Italinë për herë të tretë radhazi, nuk mundi ta përmbante gëzimin në fund të ndeshjes.

Ai është shprehur i lumtur dhe krenar për ekipin, të cilët luftuan deri në fund.

Të lidhura

None found

“Është e papërshkrueshme çfarë ndjenje ishte. E dija menjëherë se do t’i mundnim. Në moshën 18-vjeç, duke luajtur në Kupën time të parë të Botës, nuk e di sa njerëz e kanë përjetuar këtë. Jam krenar për ekipin, luftuam deri në fund. Ky është karakteri ynë, nuk u dorëzuam kurrë. Faleminderit të gjithëve që ishin në stadium, atmosfera ishte e pabesueshme, nuk e di nëse ekziston diçka e tillë në Evropë. Tani le të shkojmë të gjithë të festojmë”, shprehet ai për mediat.


Shtuar 1.04.2026 10:06